Pak ditë më parë në mediat suedeze doli lajmi se Ibrahimoviç mund të dënohej nga FIFA për shkak të pronësisë të një kompanie bastesh.
Mësohet se 39 vjeçari zotëron 10% të kompanisë “Bethard”, çka është në kundërshtim të të gjitha rregullave të futbollit.
Gjërat mund të shkojnë shumë keq për Ibrahimoviç, i cili mund të mbyllë përfundimisht karrierën, përpara afatit të dëshiruar nga vetë ai.
Gazeta e shkruar “Bolavip” deklaron se nëse UEFA dhe FIFA vazhdojnë me proçedimin ndaj sulmuesit të Milanit, ai do të dënohet me 3 vite.
Gjithashtu mund të paguajë dhe një gjobë prej 100.000 eurosh.