Superliga e Kosovës në futboll sot solli dy superduele.
Timonieri i Gjilanit, Ismet Munishi, sot mori humbjen e parë me ekipin që nga ardhja e tij në krye të gjilanasëve, dhe kjo humbje erdhi nga skuadra e Llapit.
Në fund të kampionatit të Kosovës, gjithmonë nga tifozët ka mendime të atilla, rreth prapaskenave të mundshme për ndeshje të caktuara, dhe edhe takimi Gjilani – Llapi nuk mbeti pa u parë si i kurdisur. Kjo ndeshje sipas tifozëve gjilanas është e shitur.
Faqja zyrtare e klubit të Gjilanit është vërshuar nga komentet se ndeshja ishte e kurdisur, shkruan insporti.
“Oj federatë çeli sytë sa dallaveret janë tu t’u bo”
“Në qët lojë sot ka pasë dallavere” – këto ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve në faqen zyrtare të ekipit të Gjilanit.