Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është shprehur tejet i kënaqur me titullin e tij të parë si trajner i “Blaugranëve”.
Barcelona triumfoi në finalen e Copa del Rey ndaj skuadrës së Athletic Bilbao me rezultat 4-0.
Messi shkëlqeu me dy gola të shënuar, Antoine Griemzann dhe Frankie de Jong shënuan dy të tjerë.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u shpreh tejet i kënaqur me arritjen e trofeut të parë, por holandezi theksoi se tani është koha që të fokusohen në titullin e La Ligas.
“Jemi shumë të lumtur, ne kemi merituar të fitojmë të paktën një titull këtë sezon dhe tani do të luftojmë për titullin e La Ligas deri në ndeshjen e fundit”, tha ai.
“Klubi e meriton, kjo fitore është për të gjithë katalantët, kemi bërë ndryshime këtë sezon por lojtarët bënë detyrat e tyre dhe në fund triumfuan”, shtoi ai.
“E vlerësoj qëndrimin e skuadrës, sidomos në Copa del Rey ku patëm një udhëtim të vështirë. Tani kemi një trofe në skuadër dhe do të konkurrojmë për të dytin. Do të luftojmë për titullin e La Ligas deri në ditën e fundit”, përfundoi Ronald Koeman.