Superliga e Kosovës në futboll sot sjell dy duele mjaft interesante në kuadër të xhiros së 29-të.
Dueli i parë do të jetë ndërmjet Feronikelit dhe Ballkanit.
“Nikli” mundi Prishtinën para dy xhiros, gjë që tregon kapacitetin e tyre, ata do të kërkojnë ta bëjnë të njëjtën edhe ndaj Ballkanit dhe në rast se e arrijnë, rrugëtimi i Ballkanit për titullin do të komplikohej më shumë.
Ballkani qëndron në pozitën e tretë me 58 pikë, tre më pak se lideri Drita.
Dueli i dytë, gjithashtu ka të bëjë me pozitën e parë, Drita ndeshet me Trepçën 89’.
Gjilanasit mbajnë pozitën e parë me 61 pikë, dy më shumë se Prishtian dhe tre më shumë se Ballkani.
Trepça me përforcimet e reja, do të kërkojë të “prish punë” në këtë situatë.
Orari i ndeshjeve,
Feronikeli – Ballkani, ora: 15:00.
Trepça 89’ – Drita, ora: 15:00.