Ndeshja e djeshme ndërmjet Cagliarit dhe Parmas ka prodhuar disa momente tejet interesante.
Cagliari u rikthye nga disavantazhi prej dy golash për ta fituar takimin në fund.
Por, ky duel ishte edhe për mbijetesë, pasi Cagliari dhe Parma po luftojnë të ikin nga zona e rrezikut për të qëndruar në Serie A.
Një çast i mirë dhe human ka ndodhur pas ndeshjes, pasi Jasmin Kurtic ishte tejet i dëshpëruar edhe u ul në fushë duke qarë.
Por, sulmuesi dhe kapiteni i Cagliarit, Joao Pedro iu afrua dhe u ul ngat tij duke e ngushëlluar, foto është bërë virale në mediat sociale.
Kjo gjë tregon edhe njëherë që futbolli së pari ka humanizmin si themel e më pas konkurrencën.
Parma më gjasë do të bie nga liga, skuadra ka 20 pikë dhe gjendet në pozitën e 19-të, ndërsa Cagliari mban pozitën e 18-të dhe ka 25 pikë, këta të fundit do të luftojnë deri në xhiron e fundit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/18/auto_031618731514.jpg)