Këngëtarja shqiptare e deklaruar tifoze e Interit: A do ta fitojmë titullin?
“Vashëza zikaltër”, kështu e ka cilësuar veten Olimpia Smajlaj në fotografinë e postuar gjatë kohëve të fundit, në profilin e saj “Instagram”.
Këngëtarja shqiptare deklarohet kështu tifoze e Interit dhe në një fotografi të ngjashme kishte shkruar madje edhe diçiturën: “A do ta festojmë këtë vit titullin?”.
Kushedi nëse Olimpia do t’i sjellë fat skuadrës së Antonio Kontes në metrat e fundit drejt trofeut.