Jose Mourinho thotë se nuk i interesojnë kritikat e bëra drejt tij nga Paul Pogba.
Në një intervistë për “Sky Sports”, Pogba shpjegoi ndryshimet mes Ole Gunnar Solskjaerit dhe ish-trajnerit, Jose Mourinhos.
Mesfushori francez gjithashtu tha se nuk e dinë arsyen pse u injorua nga trajneri portugez.
“Ajo që unë kam tani me Ole është ndryshe. Ai nuk është kundër lojtarëve”.
"Kisha një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Mourinho, të gjithë e panë atë. Dhe, të nesërmen nuk e dini se çfarë ndodhi.
Kjo është gjëja e çuditshme që pata me Mourinhon dhe nuk mund t'ju shpjegoj sepse as unë nuk e di” – tha mes tjerash Pogba.