Feronikeli dhe Ballkani zhvillojnë sot (e diel) ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës.
Skuadrat janë me synime të kundërta. “Nikli” po lufton për mbijetesë dhe pozicionim sa më të mirë në tabelë, kurse suharekasit për titull
Skuadra nga Drenasi renditet e shtata me 34 pikë, kurse “Xhebrailat” kanë 60 pikë në pozitën e dytë.
Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka regjistruar tri humbje dhe dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe humbjen nga Prishtina në çerekfinale të Kupës.
Kurse, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka regjistruar tri fitore, një humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit kampionale.