Hansi Flick do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit.
56-vjeçari zyrtarizoi gjithçka ditën e djeshme, teksa do të marrë drejtimin e Gjermanisë pas Euro 2020. Rreth këtij lajmi kanë reaguar Manuel Neuer dhe Thomas Muller.
Kapiteni dhe sulmuesi i skuadrës bavareze vlerësojnë shumë trajnerin Flick, me të cilin pushtuan botën vitin e kaluar. Bayern Munchen zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe fitoi plot 6 trofe.
NEUER – “Ishte një histori emocionuese për të gjithë ne, u përballëm si ekip ndaj çdo vështirësie, kemi kaluar edhe shumë momente të lumtura së bashku. Mendoj se ishte e rëndësishme që foli me ne përpara se të bënte publik lajmin e largimit.
Ishte e rëndësishme të dihej se çfarë kishte për të thënë para se të shpallte publikisht vendimin e tij, sidomos pas një ndeshje si ajo që fituam në Wolfsburg. Kjo është një shenjë që kemi një raport të shkëlqyer me të”.
MULLER – “Ai nuk na i shpjegoi arsyet e këtij vendimi, por të gjithë e dimë çfarë energjie na ka dhuruar në këtë një vit e gjysmë. Le të themi që ka qenë një periudhë shumë intensive. Ai na tha se do të largohej, por nuk kishte pse të na shpjegonte arsyen pse kishte vendosur kështu”..