Julian Nagelsmann raportohet se është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Bayern Munichit.
Gjatë ditës së djeshme, Hansi Flick njoftoi se ka kërkuar largimin nga posti i trajnerit te “Bavarezët”, pas përfundimit të sezonit.
“Kam folur me klubin këtë jave dhe jam i vendosur që kontrata ime të mbarojë në verë. Klubi e di vendimin tim, gjithashtu edhe lojtarët” – deklaroi Flick.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, shkruan se Nagelsmann është objektivi i gjigantit gjerman.
Nagelsmann momentalisht është trajner te skuadra tjetër gjermane, Leipzigu.