Një skenë argëtuese është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës pas fitores bindëse të Barcelona-s kundër Atheltic Bilbaos në finalen e Kupës së Mbretit.
Ousmane Dembele ka provuar të futet në fotografinë e grupit me trofeun të lojtarëve që kanë dalë nga La Masia, qendra e famshme e të rinjve të katalanasve prej ku kanë dalë shumë talente që luajnë me skuadrën e parë.
Megjithatë, protagonistët e fotografisë, mes të cilëve Sergio Busquets, Sergi Roberto dhe Riqui Puig, nuk e kanë marrë mirë dhe e kanë larguar francezin mes të qeshurave.
Gerard Pique i ka thënë: “Largohu nga këtu me gjithë paratë që kushton!”.