Atalanta dhe Juventusi zhvillojnë sot ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.
Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, për faktin se të dy skuadrat janë në garën e ngushtë për top katërshe.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 në “Gewiss Stadium” dhe tashmë janë bërë të ditura formacionet zyrtare.
Si zakonisht, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, edhe sot është titullar te skuadra nga Bergamo, teksa te Juventusi mungon Cristiano Ronaldo shkaku i lëndimit.
Formacioni zyrtar i Atalantas: Gollini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata.
Formacioni zyrtar i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Morata.