Milani ka shënuar fitore falë një autogolit të çuditshëm.
‘Rossonerët’ e mposhtën me rezultat 2:1 Genoa-n, në takimin e javës së 31-të në Serie A.
Në minutën e 68-të, Scamacca shënoi autogol të çuditshëm.
Pa harkimit nga korneri, Scamaccas i bie topi në shpinë dhe futet në rrjetë në këndin e djathtë, duke e lënë të shtangur portierin Perin.
Për Milanin shënuan Rebiç (13'), Scamacca (68'-autogol) dhe për Genoan Destro (37').
Milani përforcon vendin e dytë me 66 pikë dhe Genoa renditet i 12-ti me 34 sosh.