Skuadra shqiptare Shkupi kthehet me pikë të plota nga Velesi.
Shkupjanët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Borecit, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Neto është kreator i fitores, duke shënuar në minutën e 79-të dhe në anën tjetër thellon vendasit edhe më shumë në krizë.
Shkupi renditet në vend të dytë me 52 pikë, ka 13 me pak se lideri Shkëndija dhe Boreci zë pozitën e tetë me 33 sosh, që është afër zonës së rrezikut.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
A. Pandev - Vardari 3:0
Bellasica - Shkëndija 0:3
Boreci -Shkupi 0:1
Rabotniçki - Makedonija GP 2:2
Struga TL - Pelisteri 3:0
Renova - Sileksi 2:1
Tabela
1. Shkendija 28 19 8 1 56:16 65
2. Shkupi 28 15 7 6 38:23 52
3. Makedonija GP 28 14 6 8 43:36 48
4. Struga Trim & Lum 28 11 11 6 32:22 44
5. Rabotniçki 28 9 14 5 35:29 41
6. Pelisteri 28 9 8 11 28:34 35
7. Akademija Pandev 28 10 4 14 23:28 34
8. Boreci 28 9 6 13 25:29 33
9. Renova 28 7 10 11 31:40 31
10. Sileksi 28 8 5 15 41:37 29
11. Vardari 28 6 10 12 30:52 28
12. Bellasica 28 4 5 19 21:57 17
Në javën e ardhshme do të takohen: Makedonija GP - Struga TL, Pelisteri - Renova, Shkëndija - Boreci, Shkupi - Rabotniçki, Sileksi - A. Pandev, Vardari - Bellasica.