Ish-sulmuesi i Dukagjinit e Trepçës ’89, Arb Manaj po vazhdon me formën e lartë në Ligën e Parë të Turqisë, shkruan Insporti.
Manaj arriti që edhe sot të shënojë për skuadrën e Balikesirsporit, gol të cilin e shënoi nga pika e bardhë në minutën e 39-të.
Ndryshe, ky ishte ky goli i 12-të sezonal i Manajt.
Balikesirspor shënoi fitore 3-0 në udhëtim te Eskisehirspori. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 31-të.