Atalanta ka shënuar fitore në çastet e fundit me rezultat 1:0 kundër kampionit në fuqi, Juventusit.
Futbollisti Malinovsky në minutën e 87-të ka shënuar dhe tronditur “Zonjën e Vjetër” , që u paraqit pa Cristiano Ronaldo.
Shqiptari Berat Gjimshiti u paraqit standard dhe tregoi lojë të madhe në fanellën e Atalantës. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 82-të.
Pas javës së 31-të në Serie A, Atalanta është në vend të tretë me 64 pikë, ka dy më shumë se Juve, që gjendet një pozitë më poshtë.