Derbi i kësaj jave në ligën e parë të Austrisë, mes Red Bull Salzburg dhe Lask Linz, ka përfunduar me fitoren (2:0) e skuadrës vendase.
Mërgim Berisha, ka shënuar golin e parë për skuadrën e Red Bull Salzburg, në minutën e 87’të, kurse në minutën e 93’të, Noah Okafor, vulosi fitoren e kryesuesit të tabelës.
Ky ishte goli i nëntë i Berishës, në 20 paraqitje këtë sezon për klubin e tij.
Pas javës së 25-të Salzburg kryeson me 35 opikë.