Ka përfunduar takimi mes Lazios dhe Beneventos, në kuadër të xhiros së 31’të në Seria A.
Lazio ka fituar ndeshjen me rezultat 5-3, ku duhet të cekim se përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në minutën e 70’të dhe u vlerësua me notën 6.7.
Lazio e pa vetën në avantazh në fund të pjesës së parë me rezultatin 3-1, pas golave të Ciro Immobiles dhe Correas.
Skuadra e Beneventos, e udhëhequr nga ish sulmuesi Italian, Filipo Inzaghi, në pjesë të dytë arriti të ngushtoi rezultatin duke shënuar dy gola, por sulmuesi Italian, Ciro Immobile, mbylli gjithçka me golin e tij në minutën e 96’të, duke u afruar edhe më shumë vendit të katërt skuadrën e Lazios, e cila ka 58 pikë, një më pakë se vendi i pestë dhe katër pikë më pakë se vendi i katërt Juventus.