Baseli i ka shënuar tre gola ndaj Servette, në pjesën e parë në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës. Baseli shënon fitore me rezultat 5:0 ndaj Servettes.
Në takimin e zhvilluar në St. Jakob Park, skuadrës nikoqire i mjaftuan nëntë minuta për ta ndëshkuar tri herë kundërshtarin.
Goli i dyte ishte i projektuar nga dyshja shqiptare, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.
I ndodhur në zonën e skuadrës së Servette, anësori i Kosovës asistoi me thembër te sulmuesi Kasami që e ka përfaqësuar Zvicrën dhe ai shënoi.
Golat i shënuan Frei (3'), Kasami (6'), van Wolfswinkel (9'), Pululu (86' e 88').