Trepça ’89 u mposht sot nga Drita në Mitrovicë me rezultat minimal 0:1.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi.
“Kur nuk i konkretizon rastet, normalisht që do të vije dënimi.
Ndeshja u vendos nga një penallti, të cilën vazhdoj të mos e kuptoj se si ka munësi që ajo të jetë penalti për Dritën, ndërkohë në anën tjetër të mos jetë penalti për ne, kur Faton Maloku i ndërhynë Adenis Shalës.
Gjithsesi, unë mbetem i kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët dhe nëse luajmë kështu nuk do ta kemi problem sigurimin e ekzistencës”, tha Idrizi pas ndeshjes.
Mitrovicasit pozicionohen në vendin e gjashtë me 35 pikë të mbledhura dhe deri në fund do të luftojnë që t’i ikin zonës së rrezikshme.