Torino ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, me rezultat 3:1 kundër Romës, në takimin e javës së 31-të të Serie A në futboll.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit standard, tregoi angazhim për fitoren e madhe.
A i u zëvendësua në minutën e 63-të.
Futbollisti Sanabria në minutën e 57-të, Zaza në atë të 72-tën dhe Rincon (90+2'), i siguruan fitoren Torinos.
Mayoral në minutën e tretë realizoi për Romën.
Roma renditet në vend të shtatë me 54 pikë dhe ka pak shpresa për vend të katërt, kështu që do të mbetet me gjasë jashtë garave të Champions League, por e ka një mundësi që përmes Europa League të kualifikohen direkt, nëse e fitojnë këtë garë.
Torino zë pozitën e 15-të me 30 pikë dhe sado kudo u shmang nga pjesa e skuadrave të fundit në Serie A.