Incidenti që ndodhi sot në Ligën e Parë të Kosovës, mes Ferizajt dhe Ulpianës, ku u sulmua gjyqtari nga një shikues, ka shqetësuar të gjithë.
Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 0:1 për Ulpianën.
Valmir Selmonaj, gjyqtar i futbollit, reagon për sulmin ndaj gjyqtarit Petrit Rama.

“Reagim ndaj dhunës në Gjyqtaret e Futbollit të Kosovës!
Me keqardhje mora lajmin për sulmin fizik ndaj shokut tim Petrit Rama në ndeshjen KF Ferizaj - KF Ulpiana Liga e Pare e Futbollit të Kosovës.
Unë si ish gjyqtar i Futbollit të Kosovës dhe tash gjyqtar i Futbollit të Gjermanisë ndjej shume keqardhje për shokun Petrit dhe i dëshirojë shërim sa me të shpejtë.
Unë kërkoj nga Komisioni i Garave qe të mos ketë mëshirë ndaj këtyre Klubeve të Futbollit të Kosovës .
Unë i drejtohem personalisht Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi me disa pyetje:
1. Kryetar deri kur ma, dje në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës KF Fushë Kosova - FC Vjosa - Shtime sot ne Ferizaj?
2. Sa i këqyrë gjyqtarët ku po gabojnë e mezi s’pret mi dënu pse s’po ju ofron pak siguri?
3. Pse si po ankohet një Klub po ndëshkohen gjyqtarët?
4. Trajnerët ofendojnë në media dënohen vërejtja e fundit, çka i bjen kjo Futbollit të Kosovës?”, reagon Valmir Selmonaj.