Derbi i madh italian mes Napolit dhe Interit, përfundoi baras (1:1). Një ndeshje me emocione, por sidomos tre shtylla.
Në minutën e 36-të, portieri Handanoviq nuk reagoi si duhet dhe shënoi autogol, 1:0 për Napolin.
Në minutën e 55-të, Eriksen nga rreth 17 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të Napolit, 1:1.
Pas javës së 31-të në Serie A, Interi kryeson me 75 pikë, duke lënë pas Milanin me 66 dhe Napoli renditet në pozitën e pestë me 60 sosh.
Futbollistët Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj qëndruan në bankë, ky i fundit u paraqit në minutën e fundit.