Futbollisti Enis Bardhi me Levanten pësuan humbje të thellë si vendas, me rezultat 5:1 nga Villareali.
Bardhi luajti titullar, por sonte me ekipin e tij nuk iu shkoi ashtu si planifikuan.
Për Villarealin realizuan Postigo (9'-autogol), Moreno (13'), Chukwueze (63' e 75), Vezo (72'-autogol).
Malsa në minutën 21-të shënoi golin e nderit për Levanten.
Pas javës së 33-të në Spanjë, Villareali përforcon pozitën e pestë me 49 pikë dhe Levante është i gjashti me 38 sosh.