Real Madridi gabon sonte në stadiumin "Coliseum Alfonso Perez" në Getafe, duke mos arritur pikë të plota dhe ngec për tre pikë nga lideri Atletico Madridi.
Getafe u tregua “arrë e fortë” dhe e ndali Realin, duke u nda baras (0:0), në takimin e javës së 33-të.
Ky barazim për Realin gjithsesi se është sikur humbje, ndërsa për vendasit pikë e madhe.
Atletico kryeson me 70 pikë, duke lënë pas Realin me 67, Barcelonën (një ndeshje me pak) 65 dhe Getafe zë pozitën e 15-të me 31 pikë.
Getafe arkëton një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, ndërsa trajneri Zinedine Zidane nuk mori më shumë se një pikë.