Pas pesë skuadrave si Arsenal, Manchester United, Juventus, Inter, Milan, tani edhe Chelsea ka dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Evropiane.
Chelsea i është bashkuar skuadrave si Arsenal, Manchester United, Juventus, Milan dhe Inter duke u dorëhequr nga të gjitha pozitat në ECA, e njohur ndryshe si Shoqatat e Klubeve Evropiane.
Lajmin e ka bërë të ditur korrespodenti i Chelseat, për “Goal.com”, Nizaar Kinsella.
Shkak i dorëheqjes janë mospajtimet për Superligën Evropiane. Sipas Kinsellas, klubi londinez është i fundit që ka dhënë dorëheqjen nga institucioni në fjalë.