Bayern Munchen i është bashkuar Borussia Dortmundit në vendimin për mos pjesëmarrje në Superligën Evropiane.
Më herët gjatë ditës, edhe Drejtori i Përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke konfirmoi se klubi nuk do të jetë pjëse e Superligës.
Sipas “L’Equipe” Watzke deklaroi se ai dhe Karl Heinz-Rummenigge janë dakorduar të jenë në parim më këtë vendim.
Në komunikatën e Borussia Dortmundit konfirmohet vendimi i përbashkët me Bayernin.
“Anëtarët e këshillit të ECA-së kanë mohuar të bëhen pjesë e planit të krijimit të një Superlige”.
“Të dyja klubet përfaqësuese nga Gjermania (Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen), kanë një pikëpamje 100% të njëjtë në këtë situatë për të gjitha diskutimet që kemi bërë”, u tha në komunikatën zyrtare të Dortmundit.