​Flet presidenti i UEFA-së: Lojtarët që luajnë në Superligë përjashtohen nga ekipet e tyre kombëtare

Futboll

​Flet presidenti i UEFA-së: Lojtarët që luajnë në Superligë përjashtohen nga ekipet e tyre kombëtare

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:35
Alesandre Ceferin

Po vazhdon lufta ndërmjet UEFA-së dhe klubeve themeluese të Supërligës se Evropës.

Themeluesit e kësaj gare të re janë arsyetuar se kjo do të ndikojë në rritjen e të hyrave për të gjitha këto klube dhe se do të kërkojnë bashkëpunim me UEFA-në dhe FIFA-në, ndërsa nga ana tjetër këto dy insititucione e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë ide dhe kanë paralajmëruar dënime të rënda për klubet pjesëmarrëse si dhe lojtarët e tyre.

Alesandre Ceferin ka deklaruar se lojtarët të cilët luajnë në këtë kompeticion do të përjashtohen menjëherë nga ekipet e tyre kombëtare.

“Lojtarët që do të luajnë në Superligë do të ndalohen të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian. Ata nuk do të lejohen të luajnë për ekipet e tyre kombëtare ”, ka thënë Ceferin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat