Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thyer heshtjen për herë të parë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Tekniku portugez pas 17 muajve në krye të Spurs u shkarkua për arsye të rezultateve jo të mira.
Kane ka falënderuar Mourinhon duke i uruar suksese në të ardhmen.
“Faleminderit për gjithçka trajner. Kënaqësi të punojmë se bashku. Të uroj më të mirat në sfidën e radhës”, shkroi ai në Twitter.
Kane ka shkëlqyer në urdhrat e Mourinhos duke u përmirësuar në shumë aspekte.