Shefi i bordit ekzekutive të Bayernit, Karl Heinz Rummenigge ka zënë vendin e presidentit të Juventusit, Andrea Agnellit në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, raporton RMC Sport.
Në anën tjetër, Agnelli është tani në bordin drejtues të Superligës Evropiane.
Kështu, Bayern Munich e konfirmon se nuk do të jetë pjesë e kësaj lige.
Klubi gjerman pritet të jetë kundërshtari kryesor i Superligës Evropiane.
Përveç Bayernit, edhe klubet tjera të mëdha gjermane si Dortmund e Leipzig kanë refuzuar të bëhen pjesë e Superligës Evropiane.