Gazetari i sportit në RTK dhe komentatori i njohur, Andin Lokaj ka ardhur me një opinion në lidhje me themelimin e Superligës Evropiane.
Në postimin e tij, Lokaj ka thënë se janë dy arsye kryesore se pse po themelohet Superliga Evropiane.
Sipas komentatorit të njohur, që nga shpërthimi i pandemisë, vetëm dy ndeshje ishin të nivelit të lartë, ‘El Classico’ dhe ajo mes Bayern Munchen-PSG, kurse të tjerat ishin si terminë në ballon.
Postimi i plotë i Andin Lokajt:
Pse do të themelohet Superliga evropiane?
Dy nga arsyet kryesore janë:
E para që ndikoi ishte Pandemia. Prej se shpërtheu veq 2 ndeshjet El Clasico dhe Bayern – PSG në Minhen ishin taman ndeshje të nivelit të lartë. Të gjitha tjerat madje edhe finalja e LK edicionin e kaluar dukeshin si termine në ballon.
Dhe fakti i dytë më i rëndësishmi ka të bëjë me zgjerimin e Ligës së Kampionëve nga 24 në 36 skuadra më 2024. Që do të thotë më pak pare për gjigantët, më shumë pare për klubet e vogla dhe më shumë vota për Ceferinin.
Si ide duket ok, por këtë fakt klubet që do të themelojnë Superligën evropiane nuk e pranuan dhe tani do të hyjmë në realitetin e ri.
