Klubet nga Gjermania duket se nuk po ‘joshen’ nga Superliga e Evropës.
Pas Bayern Munichut dhe Dortmundit, këtij kompeticioni nuk do t’i bashkohet as RB Lepzig.
Përmes një postimi në twitter, klubi gjerman ka konfirmuar se nuk merr pjesë në Superligën Evropiane.
“Në futbollin profesionist, kompeticioni siguron që ne të luftojmë brenda kornizës së një kampionati kombëtar, në mënyrë që të presim një vend në klasifikim i cili më pas lejon pjesëmarrjen në një kompeticion ndërkombëtar”, shkroi klubi në Twitter.
Le #RBLeipzig refuse la #SuperLeague ?⚪ pic.twitter.com/qlvDnGt3uj
— RB Leipzig (@RBLeipzig_Fr) April 19, 2021