Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Parmas, meqenëse ka bërë testimet dhe ka dal të këtë probleme muskulore.
Chiesa u zëvendësua gjatë pjesës së dytë në ndeshjen Atalanta – Juventus shkaku i problemeve muskulore.
“Federico Chiesa u diagnostikua me lëndime muskulore në këmbën e majtë”, shkruhet në komunikatë.
Sipas mediave italiane, Chiesa do humbas sfidën e radhës kundër Parmas.
Ish ylli i Fiorentinas, ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 11 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.