Ish ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney e sheh si ‘çmenduri’ shkarkimin e Jose Mourinhos.
58-vjeçari u shkarkua sot (e hënë) në mëngjes, një javë para finales së Carabao Cup ndaj Manchester Cityt.
Rooney që ka fituar Kupën e Anglisë dhe Ligën e Evropës me Mourinhon mendon se ky vendim ishte i shpejtë.
“Është çmenduri ta bësh para finales së Kupës. Është kohë jo e mirë, para një finale”.
“Jam i sigurt se mund të prisnin pas finales nëse dëshironin të vazhdonin në këtë drejtim”.
“Jose është trajner fantastik, një ndër më të mirët që kam parë. Jam i sigurt që do rikthehet dhe shumë klube e duan”, deklaroi ai.
Përkohësisht në kreun e Spurs do jetë ish mesfushori i tyre, Ryan Mason.