Ish lojtari i njohur i Manchester United, Gary Neville ka kritikuar ashpër krijimin e Superligës Evropiane të futbollit.
Neville duke komentuar krijimin e Superligës Evropiane të futbollit, ka folur edhe për ndeshjen e sotme të Premierligës ndërmjet Leeds dhe Liverpool.
Neville thotë se lojtarët e Leeds duhet t’i lejojnë lojtarët e Liverpoolit të shënojnë, sepse Liverpool nuk po dëshiron konkurrencë.
“Lojtarët e Leeds duhet të dalin në një pjesë të fushës dhe vetëm të lënë Liverpool të vazhdojë të shënojë! Ata [LFC] nuk duan konkurrencë”, ka thënë Neville.
Gary Neville: “Leeds players should walk to the side of the pitch and just let Liverpool keep scoring! They [LFC] don’t want competition.” #awlfc [twitter]
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) April 19, 2021