Interi ka shfaqur interesim që ta transferojë futbollistin e Chelsea-s, Emerson Palmieri-n, sipas raportimeve nga Todofichajes.
Kontrata e 26 vjeçit skadon më 2022, dhe pasi që nuk ka pranuar ofertë të re nga të Kaltrit, atëherë ai me gjasë do të largohet nga “Stamford Bridge”.
Interi tentoi që ta transferojë përfaqësuesin e Italisë edhe vitin e kaluar, mirëpo kjo lëvizje u bllokua nga Frank Lampard.
Ndërkaq, me ardhjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel, është i hapur që ta lë të largohet.