Tjetër klub i madh refuzon ftesën e Superligës Evropiane

Futboll

Tjetër klub i madh refuzon ftesën e Superligës Evropiane

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Sevilla është skuadra më e fundit që ka refuzuar të jetë pjesë e Superligës Evropiane.

Pas Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig, Sevilla ka njoftuar se nuk do marrin pjesë në këtë Superligë.

Drejtori sportiv i klubit tha se është krenar që klubi ynë  e mohon ftesën.

“Jam krenar për klubin tonë, ne i themi jo Superligës”, u shpreh ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do t’i bashkohet edhe ndonjë skuadër tjetër kësaj Superlige Evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat