Sekretari i Superligës Evropiane, Anas Laghari ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Le Parisien Sport”.
Ai u shprehë se kërcënimet e UEFA-s për përjashtime nuk janë legale.
“Superliga është e përgatitur për këto, kërcënimet nuk janë legale. Nëse arrihet një marrëveshje me UEFA-n, kompeticioni do të filloj në shtator të 2021-tës”, u shprehë ai fillimisht.
Tutje, ai tregoi se pse po bëhet Superliga Evropiane.
“Gjeneratat e reja janë më pak të interesuara për futboll. Ata shikojnë vetëm ndeshjet e mëdha. Këto ndeshjet e mëdha ndodhin rrallë.”
“Futbolli është një biznes që nuk bën para, ka një zhgënjim të vërtetë me këtë sistem të paqëndrueshëm, i cili bazohet në rezultatet e një klubi në Ligë të Kampionëve.”
“Një e katërta e ekipeve do të ndryshohen çdo vit. Në Ligën e Francës çdo vit bien nga tri ekipe, a është edhe kjo një ligë e mbyllur?”, tha ndër të tjera Laghari.