Carragher: Mourinho ka mbaruar në Premierligë

Futboll

Carragher: Mourinho ka mbaruar në Premierligë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:18
Jose Mourinho

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher beson se trajneri Jose Mourinho që u shkarkua javën e kaluar nuk do punojë prapë në Premierligë.

Pas 17 muajve në krye të Spurs, Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit shkaku i rezultateve të dobëta.

Carragher mendon se koha e Mourinhos në Premierligë ka përfunduar.

“Nuk e shoh Mourinhon të rikthyer në Premierligë. Nuk e shoh te ndonjë klub, ka qenë të Spurs andaj nuk shkon te Arsenali, ka qenë te United, andaj nuk shkon te City, Liverpooli nuk i përshtatet”.

“Nuk mendoj që ai do bëhet trajner i ndonjë skuadre që është në mesin e tabelës. Do jetë te ndonjë Kombëtare ose ndoshta në Itali”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet Mourinho gjatë verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat