Zyrtarizimi i kompeticionit më të ri, Superliga Europiane, themeluar nga 12 klube prestigjioze të Italisë, Anglisë dhe Spanjës ka sjellë një reagim të madh kundërshtues nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.
Ndërkohë, kundër janë edhe shumë futbollistë e klube të vogla që ndihen të mënjanuara, ndërsa po kundër janë edhe tifozët të cilët e kuptojnë mirë që e gjithë lëvizja për një kompeticion të ri bahet për të fituar më shumë para dhe jo për më të mirën e sportit.
Kështu, tifizët anembanë kanë nisur një deklaratë kundër Superligës.
Kjo deklaratë ka grupuar 139 grupime tifozësh në 16 shtete, ndërsa së fundmi kësaj lëvizje i është bashkuar edhe grupimi që mbështet kombëtaren kuqezi, TKZ. këta të fundit nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale bëjnë të ditur se gjithashtu janë kundër kompeticionit të ri.