Ja ku erdhën paratë, paratë, paratë”! Ironia therëse, zbulohet topi zyrtar dhe himni i Superligës Europiane!
Superliga Europiane është lëvizja e fundit e klubeve më të mëdha në Europë që po trondit botën e futbollit.
I gjithë qëllimi i këtij kompeticioni është fitimi personal për buxhetet e këtyre ekipeve, ndërsa tifozët dhe figurat më të njohura të këtij sporti kanë dalë kundër Superligës.
Ironia therëse vazhdon në rrjetet sociale ku si topi zyrtar i Superligës është vendosur imazhi i prerjeve të ndryshme të monedhave.
Nga ana tjetër himni zyrtar është vendosur hiti i famshëm “Here comes the Money”. Kjo ishte ironia e tifozëve në rrjetet sociale dhe himni i ri ka marrë shpërndarje të madhe.