Bayern Munich do të pres sot në shtëpi skuadrën e Bayer Leverkusenit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 30 në Bundesligën gjermane.
Bayerni rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja xhiron e kaluar kundër Wolfsburgut, me rezultat të ngushtë 3:2. Ndërsa, Leverkuseni shënoi fitore bindëse kundër Kolnit, me rezultat 3:0.
Pas 29 ndeshjeve, Bayerni zë vendin e parë në tabelë me 21 fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 68 pikë, shtatë sosh më shumë se vendi i dytë, RB Leipzigu.
Në anën tjetër, Bayer Leverkuseni pas 29 xhirosh ka regjistruar 13 fitore, tetë barazime dhe tetë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e gjashtë me 47 pikë, gjashtë pikë më pak se vendi i katërt Eintracht Frankfurti.
Të dy ekipet do të jenë me mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku tek Bayerni nuk do të paraqiten Costa, Gnabry, Lewandowski, Roca, Sule, Tillman dhe Tolisso. Kurse, tek Leverkuseni do të mungojnë Arias, Baumgartlinger, Bender, Fosu-Mensah dhe Wirtz.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Hernandez, Davies; Kimmich, Alaba; Coman, Muller, Musiala; Choupo-Moting
Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Hradecky; Jedvaj, Bender, Tapsoba; Diaby, Aranguiz, Palacios, Wendell; Bailey, Amiri; Schick
20:30 Bayern Munich (1) – Bayer Leverkuseni (6) (Stadiumi Allianz Arena)