Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është i habitur, se si në Kosovë, pothuajse që secilin e thërrasin legjendë.
Shala ka reaguar përmes një shkrimi në facebookut e tij, duke kritikuar, se fjala legjendë e ka humb edhe kuptimin edhe vlerën.
“Tek ne fjala legjendë - ky epitet aq i madh që i takon vetëm personaliteteve që ndërruan historinë dhe botën, tek ne është bë mall i një eurove.
Ja kemi humb edhe kuptimin edhe vlerën”, thumbon Shala, ish futbollist i Lirisë nga Prizreni, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave elite franceze dhe gjermane dhe një ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë.