Superliga europiane është kryefjala e ditëve të fundit, me 12 klube që kanë vendosur të krijojnë një kompeticion të ri. Në lidhje me këtë vendim, së fundmi ka folur edhe Micah Richards, ish-mbrojtësi që tani është një nga ambasadorët e Manchester Cityt.
Anglezi ka dalë hapur kundër këtij projekti, edhe pse Manchester City është një nga klubet themelues.
Richards është shprehur se kjo që po ndodh është një turp i madh për futbollin.
“Jam një nga ambasadorët e Manchester Cityt, por në lidhje me Superligën Europiane kam vetëm një fjalë: Turp! Nëse kjo gjë do të ndodhë vërtet, futbolli do të vritet dhe nuk do të ketë më rivalitet”, ka mbyllur fjalët e tij Micah Richards.