Andrea Anjeli ka nisur një luftë personale me kreun e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, pasi ky i fundit ju drejtua me fjalët “gënjeshtar”.
Por numri një i Juventusit i ka habitur të gjithë me fjalët e tij, teksa u shpreh se futbolli është i paparashikueshëm dhe se Juvja para 15 vitesh gjendej në Serinë B ndërsa tani është ndër klubet më të mirat në Europë.
“Futbolli është dinamik dhe i paparashikueshëm. Kjo është ajo qe e bën kaq të bukur dhe kaq të suksesshëm këtë sport.
Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot. Ku ishte Mançester Junajtid para mbërritjes të Sër Aleks Ferguson? A e mbani mend atë?
Dhe ku ishte Juventusi 15 vjet me pare? Mendoj se shume e dine që ndodhej ne Serine B”, e mbylli fjalën e tij Anjeli.