Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas mendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka humbur.
Perez zgjedhur si president i Superligës Evropiane krijuar nga 12 skuadra, mirëpo UEFA dhe FIFA janë duke bërë çmos ta ndalojnë.
La Liga njësoi si të gjitha ligat e tjera ka mbështetur UEFA-n, kurse Tebas së fundmi ka thënë se Perez është i humbur.
“Në dhjetorin e 2020 kisha thënë që Florentino Perez është harxhuar, tani është i humbur. Ose futbolli është shkatërruar ashtu siç thotë ose Superliga, e cila është një ndër problemet, mund të jetë zgjidhja, është vdekja e futbollit”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Raportimet e fundit thonë se një klub anglez është duke konsideruar largimin nga Superliga Evropiane.