Neymar i gatshëm të pranojë...

Futboll

Neymar i gatshëm të pranojë...

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:33
Neymar i gatshëm të pranojë...

Neymar raportohet se është i hapur për një rikthim në Barcelonë. Braziliani kaloi periudhë fantastike gjatë kohës sa ishte pjesë e tyre, duke e formuar treshen e famshme MSN, bashkë me Messin dhe Suarezin.

Presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta gjithashtu është i interesuar ta rikthejë Neymarin, megjithatë shumëçka varet nga ana financiare.

Laporta mund ta dëshirojë ta jetësojë këtë lëvizje, por duart e tij janë të lidhura nga kriza financiare dhe borxhi i madh që ka Barcelona.

Ideja thuhet se është në tryezë sepse mund të bindë Messin të qëndrojë në klub, por ardhja e Neymar do t’i kushtonte shumë klubit.

Raportohet se Neymari është i gatshëm të pranojë ulje page nëse marrëveshja arrihet.

Në anën tjetër, PSG po negocion gjithashtu me brazilianin për rinovimin e kontratës.

Të dy palët – PSG dhe Neymar thuhet se kanë një marrëveshje kompromisi, por nuk ka pasur asnjë konfirmim të asaj që përfshin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat