Argjentinasi më afër marrëveshjes me “Blaugranët”.
Sulmuesit të Manchester Cityt Sergio Aguero spekulohet se i është ofruar një kontratë dy vjeçare nga Barcelona, raporton “TyC Sports”.
32 vjeçari ka mbajtur bisedime me krerët e Barcelonës, për të arritur marrëveshje për transferimin e tij në “Camp Nou”, pasi që në fund të këtij sezoni kontrata aktuale e tij me Cityn përfundo.
Thuhet që Aguero preferon kalimin në La Liga, pas 10 viteve që shpenzoi në Premier Ligë, ku iu bashkua Cityt nga Atletico Madridi në vitin 2011.