Mbledhja e 14 ekipeve të Premierligës e caktuar për ditën e sotme ka përfunduar.
Ekipet e Premierligës u mblodhën për të diskutuar për Superligën Evropiane, ndërsa gjashtë ekipet pjesëmarrëse nga Anglia nuk u ftuan.
Aty u mor vendim unanimisht që të kundërshtohet ajo ligë dhe të veprohet për parandalimin e saj.
“14 klubet në takim unanimisht dhe fuqishëm hodhën poshtë planet për garën. Premier League po shqyrton të gjitha veprimet në dispozicion për të parandaluar përparimin e saj ” – thuhet në komunikatë.