Presidenti i Barcelonës Joan Laporta nuk kishte nevojë për t’u bindur shumë për planet për një Superligë të re Evropiane, sipas Florentino Perez…
Presidenti i Real Madrid është vendosur të jetë kryetari i ri i formatit të ri dhe ka folur për të gjitha aspektet e planit në një intervistë me El Chiringuito.
Perez shpjegoi pse Laporta ishte kaq i lumtur që u regjistrua në kampionatin e ri…
“Barcelona po kalon një situatë të vështirë ekonomike, Laporta menjëherë e kuptoi dhe pranoi si të gjitha klubet e mëdha në botë”, tha ai.
“Kjo Superligë do të shpëtojë të gjithë botën e futbollit. Nuk ishte e vështirë për të bindur Joan Laporta sepse ai ka një përgjegjësi ndaj klubit të tij dhe është tifoz”.
Ishte ish-presidenti Josep Maria Bartomeu i cili pranoi që Barca kishte pranuar një ftesë në Super League në tetorin e shkuar…
Laporta më parë ishte dukur kundërshtar i idesë. Ai i tha Cope në janar: “Unë mendoj se Superliga Evropiane po vret industrinë e futbollit”
Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë, duke përfshirë edhe mendimin e Laportës…